Presidenti i Federatës Polake të Futbollit: Besoj te skuadra, luajmë shanset tona deri në fund

Presidenti i Federatës Polake të Futbollit: Besoj te skuadra, luajmë shanset tona deri në fund

Polonia u mund nga Shqipëria 2-0, duke marrë një goditje të rëndë në garën për kualifikim në Euro 2024. Sipas asaj që shkruajnë mediat, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza shkoi menjëherë në dhomat e zhvjeshjes për të takuar lojtarët pas ndeshjes, ndërsa pak më vonë bëri një postim në Twitter.

“Ne luftojmë deri në fund, edhe pse jo gjithçka varet nga ne. Për sa kohë që topi është në lojë, ne duhet të bëjmë gjithçka për të avancuar tutje. Unë besoj te lojtarët tanë!” – Shkroi ai.