Fitoi tre trofe me City-n, Haaland shpallet lojtari i vitit në Premier League

Fitoi tre trofe me City-n, Haaland shpallet lojtari i vitit në Premier League

Sezoni i parë i Erling Haaland me Manchester City-n mund të konsiderohet pa frikë si një vit ëndrrash.

Sulmuesi norvegjezi fitoi tre trofe shumë të rëndësishëm me ekipin e tij, mes tyre edhe atë të Champions League.

Për formën e treguar në sezonin e tij të parë te Manchester City, Erling Haaland është zgjedhur “Lojtari i Vitit” në Premier League, për edicionin 2022-2023./Supersport