Mesfushori i Polonisë i zhgënjyer: Shqipëria luftoi më shumë se ne, kuqezinjtë të bëjnë detyrën edhe ndaj Çekisë

Mesfushori i Polonisë i zhgënjyer: Shqipëria luftoi më shumë se ne, kuqezinjtë të bëjnë detyrën edhe ndaj Çekisë

Polonia pësoi disfatë 2-0 nga Shqipëria dhe tashmë kualifikimi në Euro 2024 nuk është më në dorën e tyre. Pas humbjes në Tiranë, mesfushori polak Zielinski vlerësoi në maksimum kuqezinjtë.

“Shqipëria ka reaguar kur u anulua goli jonë. Ata besuan se mund të arrinin një rezultat të mirë. Shqiptarët treguan luftë, ambicie, gatishmëri për ta fituar këtë ndeshje. Ne nuk e kishim atë. Nëse nuk do të kishim të njëjtin nivel lufte dhe përkushtimi si shqiptarët, nuk mund të fitonim. Tani duhet që të fitojmë të tre ndeshjet dhe të shpresojmë se Shqipëria do të fitojë edhe kundër Cekisë”, tha Zielinski./Ballkanweb/