Sezoni i parë i Erling Haaland me Manchester City-n mund të konsiderohet pa frikë si një vit ëndrrash.
Sulmuesi norvegjezi fitoi tre trofe shumë të rëndësishëm me ekipin e tij, mes tyre edhe atë të Champions League.
Për formën e treguar në sezonin e tij të parë te Manchester City, Erling Haaland është zgjedhur “Lojtari i Vitit” në Premier League, për edicionin 2022-2023./Supersport