Ministria e Jashtme hodhi poshtë deklaratat e pabaza të autoriteteve izraelite për presidentin Rexhep Tajip Erdogan, duke thënë se ata nuk kanë të drejtë të flasin për ligje pasi kanë kryer masakra dhe shtypje të paprecedentë ndaj palestinezëve.
Në një deklaratë, ministria tha se deklaratat shpifëse të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Jashtëm Eli Cohen për Presidentin Erdogan janë të pabaza dhe janë bërë për shkak se ata ishin të shqetësuar për faktin se presidenti turk shprehu të vërtetën.
“Akuzat e tyre të pabaza për presidentin tonë nuk do të mbulojnë krimet e tyre”, tha ministria, duke shtuar se autoritetet izraelite kanë humbur legjitimitetin e tyre në sytë e botës, ndërsa bombardojnë hapur spitalet, vrasin gra dhe fëmijë dhe kryejnë krime lufte.
“Turqia do të vazhdojë të kundërshtojë masakrën në Gaza dhe të mbështesë kauzën e drejtë të popullit palestinez”, shtoi ministria.
Presidenti Erdogan: Izraeli është një shtet terrorist
Erdogan i bëri thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të deklarojë arsenalin bërthamor të Izraelit. “Fundi juaj është afër, gjithsesi, pavarësisht nëse keni armë bërthamore apo jo,” tha Erdogan, nën duartrokitjet e zhurmshme të mbështetësve të tij.
I indinjuar nga komentet e Erdoganit, Netanyahu akuzoi në mënyrë qesharake Erdoganin për mbështetjen e terrorizmit dhe pretendoi në mënyrë të rreme se ai bombardonte fshatrat në Turqi. Pretendimi i kryeministrit izraelit është i pabazuar pasi Turqia nuk ka bombarduar kurrë fshatrat e saj, por ka kryer operacione të suksesshme anti-terroriste kundër PKK-së, e njohur si një organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe Turqia./dailysabah/