Shuhen flakët në Fier, neutralizohen vatrat edhe pranë inceneratorit të Elbasanit

Shuhen flakët në Fier, neutralizohen vatrat edhe pranë inceneratorit të Elbasanit

Zjarri që përfshiu mbrëmë një parcel më barishte pranë landfillit të Fierit është vënë në kontroll.
Shefi i zjarrfikësve Zija Hyka njofton se është bërë e mundur fikja e zjarrit.
Një ditë më parë, një zjarr që dyshohet i qëllimshëm u vendos edhe pranë inceneratorit të Elbasanit. Zjarri u neutralizua pas punës së bërë gjatë natës nga 70 punonjës dhe 15 mjete zjarrfikëse.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla thotë se ka urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfilleve në të gjithë vendin. Ai është shprehur se i ka kërkuar policisë bashkiake të krijojë shërbim 24 orë kontrolli dhe zjarrfikëse që të jenë pranë për çdo lloj rasti./tch/