Aksident në Lushnjë, kamionçina përplas biçikletën

Aksidentohet automjeti tip "Volkswagen" me motomjetin!

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. M., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Ngurrëz Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, ka aksidentuar një shtetas të mitur 15 vjeç, që po lëviste me biçikletë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.