Një aksident me pasojë plagosjen e 5 personave është regjistruar pak momente më parë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat.
Një mjet i tipit “Fuoristrad” ka dalë nga rruga, ndërsa mësohet se të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D. F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.