Tanket izraelite hyjnë në kompleksin e spitalit Al-Shifa në Gaza ndërsa bombardimet vazhdojnë

Tanket izraelite hyjnë në kompleksin e spitalit Al-Shifa në Gaza ndërsa bombardimet vazhdojnë

Forcat izraelite hynë në spitalin Al-Shifa në Gaza për të kryer atë që ushtria e quajti një “operacion të saktë dhe të synuar” kundër Hamasit, një pohim që zyrtarët palestinezë e kanë konsideruar të rremë. Gjithashtu, Hamasi ka fajësuar Isarel dhe SHBA për sulmin në spital.

Inkursioni nga trupat izraelite ndodhi në orët e para të së mërkurës, ndërsa tanket hynë në kompleks pasi rrethuan spitalin më të madh të brezit të rrethuar, ku pacientët dhe individë të shumtë kërkuan strehim nga bombardimet e vazhdueshme të enklavës bregdetare nga Izraeli.

Sulmet e vazhdueshme në rrugët përreth spitalit i shtynë agjencitë e OKB-së të bëjnë thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj objekteve mjekësore.

Izraeli pretendon se Al-Shifa, aktualisht jofunksional për shkak të mungesës së karburantit, dyshohet se ka rëndësi strategjike për operacionet e Hamasit, pasi supozohet se ndodhet në majë të infrastrukturës nëntokësore të grupit, një objektiv për shkatërrim nga ushtria izraelite.

Forcat Izraelit, në një deklaratë në platformën e mediave sociale X, pohuan se operacioni në një “zonë të caktuar” të spitalit u krye “bazuar në informacionin e inteligjencës dhe një domosdoshmëri operacionale”. Megjithatë, mjekët në spitalin e qytetit të Gazës e mohojnë vazhdimisht pretendimin.

Një zëdhënës i qeverisë së Gazës dënoi inkursionin izraelit në spital si një “krim lufte, një krim moral dhe një krim kundër njerëzimit”, duke vënë në dukje se rreth 9,000 njerëz ishin brenda spitalit gjatë aksionit izraelit.

Disa orë përpara se Izraeli të njoftonte sulmin ndaj Al-Shifa-s, John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, pretendoi se Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez ruanin armë në spital dhe ishin të përgatitur për t’iu përgjigjur një operacioni ushtarak izraelit kundër objektit.

Autoritetet palestineze i hedhin poshtë këto pretendime, duke theksuar se veprimet e Izraelit kanë çuar pa dallim në humbjen e jetëve në Gaza, duke arritur në afro 12,000 që nga 7 tetori./freepresskashmir/